Koreja e Veriut ka lëshuar disa raketa balistike të paidentifikuara drejt ujërave në lindje të gadishullit.
Njoftimi u bë nga ushtria e Koresë së Jugut. Shefat e Përbashkët të Shtabit të Seulit thanë se nisja u bë të enjten në mëngjes, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Lëshimi, i pari nga Veriu në më shumë se dy muaj, vjen tre ditë pasi lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un u zotua të dyfishojë përpjekjet për të bërë gati forcën e tij bërthamore për të luftuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj.
Sipas Kim, Koreja e Veriut përballet me një kërcënim të rëndë nga ajo që ai e quajti “zgjerim i pamatur” i një blloku ushtarak rajonal të udhëhequr nga SHBA.



