Afati i fundit në KQZ/ PS dhe koalicioni Berisha-Meta dorëzuan mbrëmë listat për 14 majin

Afati i fundit në KQZ/ PS dhe koalicioni Berisha-Meta dorëzuan mbrëmë listat për 14 majin

Teksa mesnata e mbrëmshme shënoi edhe përfundimin e afatit, partitë e vendit kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e kandidatëve për këshilltarë bashkiake dhe kryetar të bashkive.

KQZ në njoftimet e saj ka bërë publike listat e dorëzuara nga Partia Socialiste dhe koalicioni i Sali Berishës dhe Ilir Metës “Bashkë Fitojmë”.

Këta të fundit kanë ndarë edhe numrat duket qenë se për këshilltarë bashkiakë, është e nevojshme paraqitja e një liste me 1 mijë e 603 kandidatë.

Sipas aleancës, 1 mijë e 337 prej tyre do jenë për Këshilltarët e Berishës dhe emrave të Metës do t’i lihen 240 pozicione kandidimi.

Vangjel Dules të PBDNJ-së i janë lënë 20 pozicione kandidimi për këshillat bashkiakë  për Partinë Demokristiane të Nard Ndokët do të ketë vetëm gjashtë pozicione.

Koalicioni ia ka besuar Ilir Alimehmetit dhe Silvia Cakës nga Partia e Lirisë, më pas ato ndiqen nga Genc Gjokutaj, Beti Njuma, Floida Kërpaçi, Elona Guri dhe Tedi Blushi.

Ndërkohë Partia Socialiste kryesimin e listët për këshillat bashkiakë në Tiranë ia ka besuar zëvendës ministres së Brendshme, Romina Kuko.

Deri më tani janë bërë publikë nga KQZ, emrat e listave në 11 bashki të vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy