Përplasi për vdekje me makinë 7-vjeçarin, “arrest me burg” për producentin Petri Bozo

Përplasi për vdekje me makinë 7-vjeçarin, “arrest me burg” për producentin Petri Bozo

“Arrest me burg” ka vendosur Gjykata e Elbasanit për producentin Petri Bozo, i akuzuar se tre ditë më parë përplasi për vdekje në aksin rrugor Elbasan-Librazhd një fëmijë 7-vjeçar.

 

Viktima Algit Samurri, gjeti vdekjen e menjëhershme si pasojë e dëmtimeve të marra.

 

Gazetarja Entela Duka raportoi për “MCN Live” se “Gjatë ditës së sotme nëpërmjet avokatit të tij ka deklaruar se nuk ka qenë shpejt. Se në terren ndodhen dy kufizues shpejtësie dhe policë në terren. Në deklaratën e parë në polici Petri Bozo ka thënë se nuk ka qenë më shumë se 10 km/h. 

 

Por ekspertët kanë thënë se me një shpejtësi të tillë nuk mund të shkaktohet vdekja e fëmijës. Ndërsa në deklaratën e sotme është tërhequr nga deklarata se ka qenë 10 km/h dhe ka thënë se ka qenë me shpejtësi normale. Në ecje e sipër ai ka konstatuar se ka goditur një objekt, pa e parë fëmijën. Gjatë kohës që kalonte rrugën fëmija ka qenë me të ëmën dhe dyshohet se i ka shpëtuar nga dora asaj, çka ka bërë që të përplaset fatalisht”.

 

Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Mengël, teksa fëmija ndodhej pranë nënës së tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy