
Të bëhesh trend në rrjete sociale nuk është vetëm argëtim, por edhe punë më vete.
Këtë e dëshmon çifti nga Shqipëria që jetojnë në SHBA, Rea dhe Xhoni, të cilët ishin të ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”.
Përveç se treguan për jetën e tyre private dhe mënyrën si janë njohur, ata rrëfyen edhe si u bënë viral në TikTok me videot e përditshmërisë së tyre.
Rea:
Nuk e kishim në plan të bëheshim viralë, por çdo gjë e mirë e presim me dashuri.
Në fillim ka qenë e vështirë, sidomos javët e para pas lindjes së djalit, por ai është një fëmijë shumë i mbarë. Me videot u morëm për argëtim dhe sot janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë.
Jemi njohur në Facebook, përmes Messenger-it. Biseda filloi rastësisht dhe Xhoni ishte ai që donte të më takonte i pari. Unë punoja në një vend, por e gënjeva për t’u takuar, dhe ai erdhi nga Amerika për të më parë.
Xhoni shton se lidhja e tyre ka kaluar nëpër sfida, por dashuria i ka bashkuar më shumë teksa kënaqësinë e gjejnë në realizimin e videove virale në Tik Tok.
Unë jam 29 vjeç, Rea 27. TikTok-un e kam nisur në vitin 2020, fillimisht kur isha në Gjermani.
Kur u ktheva në Shqipëri, ne ishim ndarë për pak kohë sepse Rea jetonte në Amerikë.
Kemi qëndruar katër vite në distancë, askush nuk na besonte, as nuk na mbështeste. Por asnjë ditë nuk kemi qëndruar pa folur. Sekreti është besimi dhe komunikimi.
Ajo vinte tre herë në vit për të më parë.
Sa i takon videove tona, një nga videot tona mori mbi 1 milion shikime, dhe shumica, rreth 90% janë nga situata reale të jetës sonë së përditshme.
Videot realizohen spontanisht. “Ka video që i bëjmë për 5 minuta, por ndonjëherë edhe për 2-3 orë. Gjithçka vjen natyrshëm, ndoshta ky është sekreti pse njerëzit na pëlqejnë.



