“Çështja çame për Shqipërinë është çështje e së drejtës themelore të shqiptarëve të cilët dikur jetonin në vendin tuaj ” – kështu ka deklaruar kryeministri shqiptar në një intervistë për gazetën greke “Ta Nea”. Rama theksoi se Shqipëria nuk ka pretendime territoriale ndaj Greqisë dhe se të dy vendet janë pranë arritjes së një marrëveshjeje të drejtë për kufijtë detarë.



