Kryemadhi viziton gratë naftëtare në Ballsh: Situatë e njëjtë me djegien e mandateve

Kryemadhi viziton gratë naftëtare në Ballsh: Situatë e njëjtë me djegien e mandateve

Ashtu si burrat edhe gratë e rafinerisë në Ballsh janë në grevë urie për kërkesat e tyre. Në ditën e tretë ata janë vizituar nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Gjatë bashkëbisedimit me ta Kryemadhi hoqi një paralele me diegien e mandateve, duke thënë është pothuajse e njëjta situatë.

"Ne që të vijmë këtu duhet të bëjmë. Nuk dua të përfshihem politikisht dhe kjo edhe keqkuptohet. Ne e kemi më të vështirë si gra të vijmë se përfshihemi emocionalisht. Të jesh grua në shtëpi, të mbash fëmijët e punët por të punosh edhe në naftë dhe të mos paguash… Unë mendoj për zgjidhjen e cila nuk është vetëm te pagat, por te vazhdimësia e cila është ndër gjërat e panegociueshme. Njerëzit nuk e dinë pse jeni në grevë urie. Njerëzit nuk e dinë që kjo ka ndodhur me një firmë. Unë po e studioj këtë si histori. Që ku nisi protesta për Poçemin. Unë mendoj se evidentimi i problematikave është mjaft i rëndësishëm. Pozicioni juaj është si djegia e mandateve tona, që po nuk bëmë një hap të tillë nuk kujtohet njeri për ne. Ne duhet të shohim se kush është ngërçi. Problemi është se këtu koka është po e njëjta. Problemi është se e kemi diskutuar edhe me Kejdin që është gocë Mallakastër. Zonjat e Fierit do të vijnë në Tiranë për shkak të lëvizjeve sociale", tha Kryemadhi.

Ndërsa gratë naftëtare kanë kërkuar zgjidhje për këtë problem, duke bërë të qartë se për ta nuk ka aspak rëndësi partia politike apo personi që do jua jap zgjidhjen.

"Mblidhuni dhe jepni një zgjidhje kushdo qoftë, jepini një zgjidhje. Nuk është më koha të gjejmë se kush e hapi gropën, ajo iku, tani ne duam zgjidhje. Unë dua të ha nuk dua tesë partie. Sot diskutohet buka. Kemi punuar 30 vite në arin e zi. Ne kemi naftën dhe e shesim ndërkohë që e gjithë bota lufton për ta,"- thanë gratë naftëtare.

Naftëtaret gra të Ballshit janë në ditën e tretë të protestës, ndërkohë që kërkojnë pagat e prapambetura, por edhe që në rafineri të nisë puna.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy