Kraja raporton tek Ligjet: Goditëm pasuritë kriminale

Kraja raporton tek Ligjet: Goditëm pasuritë kriminale

Në mbledhjen e sotme në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK, Arben Kraja ka raportuar lidhur me punën vjetore të Prokurorisë së Posaçme. Gjatë fjalës së tij Kraja theksoi se i gjithë personeli i SPAK është në “Vetting”.

Ndërsa u ndal tek personat në hetim, ai sqaroi se në total janë 746 persona në hetim, nga të cilët 515 janë hetuar në masë sigurie dhe 231 në gjendje të lirë.

Kraja theksoi se gjatë vitit që lamë pas, u rrit bashkëpunimi i SPAK me autoritetet e huaja, duke shtuar se u goditën edhe pasuritë kriminale.

Nga 746 persona nën hetim, 515 prej tyre janë hetuar me masa sigurimi, ndërsa 231 persona janë hetuar në gjendje të lirë. Nga personat e hetuar me masa sigurimi, 288 prej tyre janë hetuar me masën “arrest në burg”, nga të cilët 257 janë ekzekutuar, ndërsa për 31 persona është vendosur masa e sigurisë “arrest në mungesë”. Masa e sigurisë “arrest në burg” për 198 persona është vendosur për veprat penale që lidhen me krimin e organizuar. Për 28 persona është vendosur për veprën penale që lidhen me korrupsionin ndërsa për 62 persona është vendosur për veprat penale të tjera. Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” është vendosur për 57 persona nën hetim, ndërsa 154 persona janë hetuar me masë detyrim paraqitje, një person me ndalim i daljes jashtë shtetit, dy me garanci pasurore, dy me shtrim të përkohshëm në spitalin psikiatrik. Kemi bërë një punë kolosale dhe jemi përpjekur të bëjmë më të mirën.

Ndërsa i pyetur nga anëtarët e Komisionit, Kraja tha se bashkëpunimi i SPAK me Prokurorinë e Përgjithshme ka qene shumë i mirë, pa problematika.

Bashkëpunimi me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Prokuroritë e tjera, ligji i ka të ndara kompetencat dhe nga pikëpamja ligjore është e qartë, ka qenë shumë i mirë si bashkëpunim, nuk ka asnjë problematik. Kemi rakorduar me Prokurorinë kur kemi pasur nevojë për të rakorduar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy