Masë disiplinore për deputetët e PD/ Korreshi: Duan të largojnë zërin opozitar (VIDEO)

Masë disiplinore për deputetët e PD/ Korreshi: Duan të largojnë zërin opozitar (VIDEO)

Pas marrjes së masës disiplinore për pesë deputetët e PD, dje në seancën parlamentare, sot deputeti Saimir Korreshi në një prononcim për “MCN live”, është shprehur me tone të ashpra ndaj zhvillimeve të fundit në Parlamentin shqiptar.

Korreshi thekson se me motive të paarsyeshme PS kërkon të largojë zërat opozitarë nga Parlamenti.

Maskarada e radhës, e këtij parlamenti, realisht ne nuk e kuptojmë dot duket sikur ky parlament është privat dhe neve na japin një rrogë, dhe athua se ne nuk jemi të zgjedhur nga populli.

Këta nuk mund ta trajtojnë si privat këtë institucion, ka rregullore, p.sh., duhet tu kujtoj se kjo është një shkresë me numër protokolli dhe datë e cila përmban kërkesën e shtatë deputetëve të PD-së, për përjashtimin e z.Rama.

Jo vetëm që nuk është marrë në shqyrtim, por po bëhen 30 ditë  që nuk është marrë në shqyrtim, por paturpësisht na dërgojnë  me sms dhe na njoftojnë për këtë mbledhje, nuk na hapin as telefonat., pra për çdo demokrat mbledhjet bëhen brenda 24 orëve dhe për kryehajdutin e qeverisë nuk guxojnë dot , nuk kanë dot as guximin të thërrasin mbledhje.

Pra abuzive çdo gjë, siç ndodhi edhe dje qe kryetarja e parlamentit hoqi zërin debatit, i preu fjalën, mbylli seancën, një skandal që nuk kishte ndodh për 30 vjet në parlamentarizmin shqiptar.

Mendoj se duke na përjashtuar, do të largojnë zërin opozitar, por ne si opozitë pavarësisht problemeve tona të brendshme, do të vazhdojmë të jemi bashkë, kundër Ramës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy