Këtë fundjavë, Tema e Javës, e gazetares Luljeta Progni, sjell në vëmendjen e publikut të TemA TV një intervistë ekskluzive me Kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.
Veliaj dhe administrata që drejton janë kthyer në qendër të protestave të shoqërisë civile nga njëra anë dhe e vetë opozitës nga ana tjetër. Në fokus të këtyre lëvizjeve qytetare dhe politike është kundërshtimi i disa projekteve të Erion Veliaj, si ndërtimi i një parku lojrash gjigand për fëmijë në Parkun e Liqenit Artificial dhe përfundimi i punimeve për një sër veprash infrastrukturore në brendësi të qytetit.
Me këtë intervistë, Progni sjell ragimin e Kryebashkiakut ndaj kësaj oponence qytetare dhe vizionin e Veliaj për Tiranën.



