SPAK po e heton si grup kriminal/ Rama mbron AKSHI-n: U ka kursyer miliona shqiptarëve!

SPAK po e heton si grup kriminal/ Rama mbron AKSHI-n: U ka kursyer miliona shqiptarëve!

Ndonëse SPAK po e heton AKSHI-n si grup të strukturuar kriminal, kryeministri Edi Rama ka mbrojtur sot AKSHI-n, duke u shprehur se ky institucion u ka kursyer miliona shqiptarëve falë dixhitalizimit. 

 

“Dorëheqje për çfarë?! Për cilën?! Për AKSHI-n?! AKSHI është një institucion krenarie për ne që të jemi shumë të qartë bashkë. Jo për të ulur kokën, por për të qenë krenar. Është një institucion për të qenë krenar sepse keni qenë këtu ju kur duhet të mbanit radha për çdo lloj letre, edhe për një certifikatë të gjendjes civile. Edhe ata që ishin jashtë duhet të vinin këtu. 620 milionë euro ka kursyer AKSHI për shqiptarët falë dixhitalizimit, ky është studim ndërkombëtar. Në shkurt do dalim me e-Albania 2.0 falë AKSHI-t dhe do ketë shumë gjëra të reja në atë sistem".

 

Kujtojmë që SPAK ka lëshuar 8 urdhër-arreste pasi zbuloi se miliona euro u rrëmbyen nga xhepat e taksapaguesve përmes proceseve të prokurimeve false dhe manipulimit të procedurave në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy