Kodheli: Gjeta 16 milionë euro borxhe kur mora detyrën si ministre

Kodheli: Gjeta 16 milionë euro borxhe kur mora detyrën si ministre

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, dhe ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, zhvilluan sot një takim me një grup ish-ushtarakësh. Ministrja Kodheli tha se qeveria i ka në vëmendje ish-ushtarakët, si një shtresë e vuajtur. Kodheli tha se qeveria e mëparshme nuk bëri asgjë për këtë shtresë, madje la pas një grumbull borxhesh që e bëri më të vështirë punën pas vitit 2013.  

“16 milionë euro shërbime dhe fatura të papaguara që në vitin 2008 ishte borxhi që gjeta në ministri. Ky borxh ka qenë akoma më i madh për qeverinë. Gjatë këtyre viteve kemi shlyer borxhet dhe kemi nisur të bëjmë edhe disa punë, të cilat i premtuam 3 vite më parë. Premtimi im është premtimi i qeverisë shqiptare: ne do të jemi krah jush për të çuar deri në fund detyrimin që shoqëria ka ndaj jush", tha ajo.

Kodheli shtoi se nga ligji i ri përfitojnë 5500 ish-ushtarakë.

"Ne kemi dhënë një premtim rreth 40 muaj më parë të vënies në vend të kthimit një detyrimi i cili ishte i bazuar jo vetëm në atë çka duhet të përfitonte kjo shtresë e shoqërisë, pro edhe në një vendim të Gjykatës Kushtetuese e cila nuk u zbatua kurrë nga qeveria e mëparshme. Vendim në fakt  i cili rikthente një pjesë të borxheve që shoqëria shqiptare i kishte shtresës s ëish-ushtarakëve. Me këtë ligj të ri që kemi bërë, me punën e ministrit Klosi dhe me mbështetjen e të gjithë parlamentarëve që votuan këtë ligj ne kemi bërë të mundur që të përfitojnë nga ky ligj rreth 5500 ish-ushtarakë. Fatura që qeveria do të paguajë është e konsiderueshme, sepse përafron të 1 miliard lekëve", tha ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy