Enver Hoxhaj: Vendimi i Kurtit për reciprocitetin e targave shkaktoi situatën e tensionuar në veri të Kosovës

Enver Hoxhaj: Vendimi i Kurtit për reciprocitetin e targave shkaktoi situatën e tensionuar në veri të Kosovës

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka folur për konfliktin e krijuar në veri të Kosovës ku u shpreh se gjithçka e ka zanafillën që pas përfundimit të luftës në vitin ’99.

Ai tha se me shpalljen e pavarësisë ka pasur një pushtete të mirëfilltë të ushtruar nga institucionet e Kosovës, ndërsa theksoi se gjithçka ndryshoi para 7-8 muajve të fundit me vendimin e Albin Kurtit për reciprocitetin e targave.

Situata në veri të Kosovës është prej fundit të luftës nga ‘99. Atje kishte përpjekje nga Serbia që të ushtrohej një kontroll mbi territorin e këtyre komunave me shumicë serbe, por pas shpalljes së pavarësisë ne përmes përmbushjes së disa standardeve e shtrimë sovranitetin dhe në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi arritëm ta zgjerojmë sovranitetin në veri dhe deri në vitin e kaluar në veri të vendit ka pasur një situatë ku vendimmarrja e Kosovës është ekzekutuar në të gjitha nivelet.

Natyrisht që Serbia ka bërë përpjekje për të ushtruar ndikim në veri të vendit. Kjo tregon se në veri të vendit ka pasur një pushtet të mirëfilltë të ushtruar nga institucionet e Kosovës, ajo çfarë ka ndodhur 7-8 muajt e fundit është kjo. Në shtator për shkak të vendimit të Kurtit me targat, reciprocitetit u tërhoqën rreth 2 mijë njerëz që ishin pjesë të administratës, ky ishte hapi i parë. Hapi i dytë ishte pas marrëveshjes së 27 shkurtit dhe pas aneksit të 18 marsit në Ohër pritej të kishte një rakordim mes Kosovës dhe Serbisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy