Nëpërmjet një postimi në "Facebook", Thaçi ka thënë se kjo qasje është tërësisht e papranueshme, sepse liria e lëvizjes, liria e tubimit, liria e mendimit politik dhe liria e shprehjes janë të garantuara me Kushtetutën dhe me ligjet e Kosovës.
Statusi i Thaçit në "Facebook":
Bllokimi i rrugëve brenda në Kosovë është bllokim i rrugëve të Kosovës në botë.
Kjo qasje është tërësisht e papranueshme, sepse liria e lëvizjes, liria e tubimit, liria e mendimit politik dhe liria e shprehjes janë të garantuara me Kushtetutën dhe me ligjet e Kosovës. Këto vlejnë për çdo qytetar të Kosovës dhe askush nuk do të lejohet që t’i cenojë këto të drejta, pa marrë parasysh dallimet në bindje e qëndrime.
Nga logjika e bllokimit të rrugëve, sikurse ndodhi sot në disa qytete të Kosovës, më së shumti përfitojnë ata që nuk ia duan të mirën shtetit tonë.
Institucionet shtetërore duhet ta garantojnë mbrojtjen e këtyre lirive për secilin qytetar. HTH


