Heqja e qeseve plastike, Ago: Goditet konsumatori, gjobat për bizneset krijojnë hapësirë për treg të zi (VIDEO)

Heqja e qeseve plastike, Ago: Goditet konsumatori, gjobat për bizneset krijojnë hapësirë për treg të zi (VIDEO)

Sipërmarrësi Erbi Ago ka qenë i ftuar ditën e sotme në studion e lajmeve në MCN Tv për të folur për vendimin për të hequr qeset plastike nga qarkullimi. Ago tha se është diçka me vlerë, por që koha dhe parapërgatitja nuk është e duhura. Sipërmarrësi theksoi se çdo shpenzim është shumëfishuar.

Faktikisht është diçka me vlerë por problem është që sado vlerë të ketë, që është moderne, dhe na ndihmon të ecim përpara, ndoshta koha , parapërgatitja nuk është e duhura. Ka disa kritere dhe hapa që ndërmerren përpara këtij vendimi. E rëndësishme të bëhet studim paraprak për mënyrën si do të zëvëndësiohen këto qese. Është vënë re që prodhimi i qeseve më të trasha, me përmasa dhe trashësi të caktuara nomralisht kërkon material më shumë, karburant më shumë. Edhe nëse kalojmë te letra dhe pambuku, kërkon shpenzime, prerje pemësh, një përdorim më të madh të fushave të pambukut. Cdo shpenzim është i shumfishuar. Nuk mund të marrin vetëm efektin e paspërdorimit, por të marrin dhe atë të prodhimit.

Ago tha se se heqja e qeseve plastike dhe vendimi për qeset e tjera më të trasha apo kalimi tek ato të pambukut është një goditje për qytetarët.

Është bërë një vlerësim. Vlerësimet në Shqipëri bëhen për të thënë që janë bërë. Dëmi faktikisht nuk ka nevojë për një studim të zgjeruar se kemi parë se kostot e qese nga 30 mikron, tani që do të jeni 70 janë dyfishuar. Një qytetar tani do të paguajë tani më 20 lekë për qese. A është dëm, është pasi ka kosto më të mëdhaja në blerjen e këtij materiale. Një nga gjërat më të rëndësishme është se është dëm për konsumatorin. Goditet konsumatori.

Ago tha se i duhej dhënë kohë biznesit të implementonte produktet e reja.

Normalisht kemi qenë në disa debate e dialogje me profesionistë që janë marrë me këto procedura. Bizenest prodhuese të qeseve janë lajmëruar, mendoj se nuk i janë dhënë kohë e mjaftueshme disa bizneseve.

I duhet dhënë kohë një bizenesi që është marrë me produktin e vjetër që të impementojë produktet e reja.

Më tej Ago se ndëshkimet dhe gjobat për biznesin lënë hapësirë për tregun e zi të qeseve plastike.

Jemi të papërgatitur për të kontrolluar çdo lloj subjekti e kosnumatori. Është thënë që konsumatori nuk do të gjobitet. Në momentin që ekziston ky lloj ndëshkimi për biznesin, lind hapësira për tregun e zi të qeseve plastike, pasi edhe kosumatori nuk ka interes ta blejë 20 lekë në supermarket.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy