Altin Prenga, shefi i kuzhinës te “Mrizi i Zanave”, certifikimin e katër produkteve tradicionale shqiptare nga Ministria e Bujqësisë, si djathi “Mishavina” i Bjeshkëve të Kelmendit, mjalti i Bedunicës, Përmet, djathi i ziem, Hot, Malësi e Madhe dhe djathi i dhisë, bjeshkët e Rrunjës, Dibër, e cilëson si një moment të veçantë dhe kapitull të ri.
Në një lidhje për MCN Economy, Prenga deklaroi se një certifikim i tillë i jep rëndësi prodhuesve që bëjnë produkte tradicional dhe konsumatori do të jetë më i sigurtë dhe do i jepet një vulë më tepër produktit tradicional.
Këto produkte ndiqen nga prodhimi e deri tek origjina, do të ketë një impakt të fortë në ekonominë rurale në ato zona ku bëhen këto produkte me shpresën që të mos ketë falsifikim.
Para 11 vitesh kemi themeluar lëvizjen ‘Slow food’ dhe mishavina ishte një produkt që gatuhej nga 3-4 shtëpi, por kjo është kthyer në trend dhe është meritë e ‘Slow food’ si lëvizje.
Më bëhet shumë qejfi që ka zbritur në terren. Megjithatë ka dështuar të zbresë nga mali dhe të shkojë në zonat urbane.
Por dhe ata që janë në Tiranë dhe kanë zbrit në Tiranë, nuk i ka rritur nëna as me picë e as me spaghetti.
Dështimi erdhi për shkak të ne kuzhinierëve që nuk arritëm ta promovojmë. Deri më sot ka ndryshim të jashtëzakonshëm.
Duhet koha e vetë ende. Djathin mishavinë e shërbej me jufka, kjo është një nga produktet që kam servirur.
Jemi profilizuar vetëm në restorant me produkte shqiptare tradicionale, edhe pse jemi munduar ta rinovojmë dhe rifreskojmë, për shkak të realizimit socialist që ka bërë shkatërrim të kulturës sonë.
Të huajt që vijnë në Shqipëri duan të testojnë kuzhinën shqiptare.
Edhe shqiptarët që duan të shijojnë shqip janë në rritje, ka një trend të jashtëzakonshëm të kolegeve të mi të hapin struktura të ngjashme.
Jemi shumë të lumtur për trendin dhe shohim vetëm rritje në këtë drejtim.



