Mandarinat me pesticide/ Vuksani: Jo faji i fermerit. Mungon procesverbali i groposjes, ministrja të japë dorëheqjen!

Mandarinat me pesticide/ Vuksani: Jo faji i fermerit. Mungon procesverbali i groposjes, ministrja të japë dorëheqjen!

Profesori Gjok Vuksani tha në “Mcn Economy” se ministrja e Bujqësisë duhet të japë dorëheqjen, lidhur me mandarinat me pesticide që janë rihedhur në treg, duke theksuar se nuk është faji i fermerëve.

Vuksani vë në dukje se mungon një procesverbal i asgjësimit të produktit. 

"Më vjen keq ta pohoj se më 20 dhjetor unë kam paralajmëruar në një intervistë se këto mandarina janë rifutur në treg. Derisa s’ka një procedurë… Që të bëhet një eliminim i produktit duhet të jenë disa institucione. Në radhë të parë është AKU, AKVMB, Drejtoria e Tatimeve, dhe duhet të jetë edhe Agjencia e Mjedisit. Ka një vend të posaçëm ku bëhet groposja dhe duhet bërë një procesverbal.

Që në dhjetor kam thënë ku është procesverbali. Ministrja ka thënë që i ka groposuar fermeri, që është e paligjshme, e palejueshme. Unë mendoj që sot ministrja e Bujqësisë duhet të japë dorëheqjen.

Deklarata politike publike e saj e ngarkon me përgjegjësi sepse s’e ka menaxhuar situatën. Ka ngarkesa të tjera me bimë medicinale, perime, duhet të verfikohen se ku kanë shkuar. Janë 13 ngarkesa gjatë 2024-ës.  Nuk është faji i fermerit. Është faji i strukturave shtetërore. Kush e ka futur atë pesticid?! Ne kemi një ligj të dytë që u jep afat disa PNB-je, edhe pse janë nxjerrë jashtë përdorimit në BE! Në momentin që del jashtë shtetit është i palejueshëm. Duhet që institucionet të bëjnë detyrën!”
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy