Që prej kësaj të diele, italianët do të votojnë dy ditë, në referendumet që do t’ua lehtësonin marrjen e shtetësisë fëmijëve të lindur në Itali nga prindër të huaj dhe do të ofronin më shumë mbrojtje në vendet e punës.
Rregullat e reja, nëse miratohen, do të ndikojnë në statusin e 2.5 milionë të huajve që ende nuk njihen si shtetas.
Referendumi ka 5 pyetje, 4 për punësimin dhe një shtetësinë.
Pesë fletët e votimit të referendumit kanë ngjyra të ndryshme dhe kuorumi prej 50% plus një do të numërohet veçmas për secilën pyetje individuale.
Për herë të parë, ata që jetojnë jashtë vendit mund të marrin pjesë gjithashtu në referendum, nëse kanë kërkuar mundësinë e votës me postë deri më 7 maj.



