Vrasja në Fier, bashkia miraton ndihmë ekonomike për vajzën e Sabrina Bengaj

Vrasja në Fier, bashkia miraton ndihmë ekonomike për vajzën e Sabrina Bengaj

Këshilli Bashkiak I Fierit ka zhvilluar ditën e sotme një mbledhje, ku ka miratuar një fond, ndihmë financiare për vajzën e mitur të së ndjerës Sabrina Bengaj. 23-vjeçarja u vra nga ish-bashkëshorti pak ditë më parë në shtëpinë e prindërve të saj, në fshatin Zhupan të Fierit.

Ndihmën ekonomike për 3 fëmijë jetim; dy nga Mbrostari dhe 3 vjeçarja nga Zhupani, e mbetur jetime pas ekzekutimit të nënës së saj nga bashkëshorti (babai i fëmijës)”, thuhet në vendimin e Këshillit Bashkiak.

Sabrina Bengaj u qëllua pas shpine nga ish-bashkëshorti Elton Metaj. Ky i fundit doli ditën e sotme në Gjykatën e Fierit, ndaj të cilit u caktua masa e sigurisë “Arrest me burg” pa afat. Ai u shfaq i penduar në sallën e gjyqit, ndërsa u shpreh se e donte 23-vjeçaren.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy