Covid-19, Greqia i mbyll dyert Serbisë

Covid-19, Greqia i mbyll dyert Serbisë

Greqia nuk do të lejojë hyrjen e qytetarëve serbë nga 6-15 korrik. Lajmin e bëri të ditur qeveria greke, e cila e ka marrë këtë masë për tëkufizuar përhapjen e koronavirusit gjatë sezonit të pikut të turizmit.

Serbia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Beograd të premten, duke vendosur disa kufizime për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19 pas një rritjeje të numrit të rasteve të reja.

Kufizimi përfshin të gjitha pikat e hyrjes në Greqi.

Greqia, e cila doli nga kriza borxhit në 2018, mbështetet shumë te turizmi për të nxitur rimëkëmbjen e saj ekonomike. Vendi hoqi shumicën e kufizimeve të udhëtimit më 1 korrik, por tha që do t’i rishikojë rregullat shpesh.

"Qeveria, në koordinim me autoritetet përkatëse, vazhdimisht analizon dhe vlerëson të dhënat, në mënyrë që të hapet për vizitorët e huaj pa kompromentuar shëndetin publik", tha një zëdhënës i qeverisë në një deklaratë të dielën.

Deri më tani, Greqia ka arritur të kufizojë përhapjen e virusit në rreth mbi 3 500 raste, duke e menaxhuar krizën më mirë se vendet e tjera të Bashkimit Evropian kryesisht për shkak të izolimit të hershëm mbarëkombëtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy