Islami: Të mos hiqet gjykimi i shkurtuar, por të ndërhyhet në Kodin Penal. Parandalimi qëndron te shpejtësia e dhënies së dënimit (VIDEO)

Islami: Të mos hiqet gjykimi i shkurtuar, por të ndërhyhet në Kodin Penal. Parandalimi qëndron te shpejtësia e dhënies së dënimit (VIDEO)

Avokati Roland Islami duke folur në MCN Live u shpreh kundër heqjes së gjykimit të shkurtuar për të pandehurit. Islami tha se përmes gjykimit të shkurtuar gjykata del në një përfundim të shpejtë, duke shmangur problematikën e vonesës së çështjeve në dyert e gjykatave, që janë një plagë e drejtësisë shqiptare. Po ashtu ai vë në dukje se duke i hequr gjykimin e shkurtuar i hiqen të drejta të pandehurit. Sa i takon problematikës së uljes së dënimit për vepra të caktuara penale, Islami tha se mund të ndërhyhet në Kodin Penal dhe të rritet dënimi për veprat në fjalë, por jo të hiqet gjykimi i shkurtuar.

Gjykimi i shkurtuar është huazuar nga Kodi i Pocedurës italiane dhe e kemi huazuar. Është një gjykim i posaçëm që parashikohet në Kodin e Procedurës Penale, ku i pandehuri zgjedh të gjykohet me provat që ka mbledhur organi i akuzës. Nuk lidhet me dënimin. Lehtësimet për dënimet që ofron ligji më pas, i ofron si një lehtësi për të pandehurit për shkak të procedurës të gjykimit të posaçëm që ai zgjedh. Kodi Penal duhet të ofrojë të drejta të barabarta për të gjithë të pandehurit. Nëse nisemi që të ndryshojmë Kodin e Procedurës Penale për t’i mohuar të drejtën për gjykim të shkurtuar, për të dënuar disa krime që mbeten të padënuara, si dhuna në familje dhe veprave kundër të miturve, duke i hequr të drejtën për gjykim të shkurtuar, mund të mbeten më shumë të padënuara. Pasi gjykimi i shkurtuar del në një përfundim më të shpejtë. Ne kemi një plagë të madhe në drejtësinë shqiptare, ku shumica e vendimeve kanë mbetur në dyert e gjykatave, dhe dhuna në familje vazhdon. Ne do e zvarrisim këtë vendim, s’po japim drejtësi.

Duke i hequr të drejtën për gjykim të shkurtuar, i heqim disa të drejta të pandehurit. Mund të dëmtohet hetimi. Te 1/3 e dënimit mund të ndërhyjmë në Kodin Penal. Të rrisim dënimin për këto vepra penale. Nëse problemi është te dënimi s’kemi pse të ndërhyjmë te Kodi i Procedurës penale. Duhet të ndërhyhet në Kodin Penal. Në gjykimin penal s’e kemi seancën e pajtimit. Mund ta fusim pajtimin. Ku i pandehuri pranon akuzën, dhe mund të bëhet një marrëveshje mes të pandehurit dhe prokurorit, që nëse pendohet, t’i ulet 1/3 e dënimit. Edhe gjykata duhet të shikojë kushtet e pajtimit dhe të bindet. E drejta për t’u penduar dhe rehabilituar nuk zgjidhet duke hequr të drejtën për gjykim të shkurtuar.

Kjo do ta shtonte krizën që ne kemi. Ne krijuam në vitin 2015 urdhrin e mbrojtjes. E them shpesh dhe jam i bindur që urdhri i mbrojtjes nuk i ul rastet e dhunës në familje, madje mund t’i rrisë. Sepse nëse nuk ka urdhër mbrojtje nuk merren masa, dhe duhen disa ditë që gjykata të japë urdhër mbrojtje, dhe madje mund të rrezohet nga gjykata. Policit i kemi dhënë një justifikim. Pse i duhet urdhri i mbrojtjes policisë, pse të mos marra masa direkt. Nëse kemi një gjendje alarmante në dhunën në familje, dhunën ndaj fëmijëve, është një binom mes familjes, mjedisit dhe policisë së Shtetit. Qendrat sociale janë inekzistente. Kemi një Polici të Shtetit që s’i përgjigjet thirrjeve për ndihmë.

Është anti-kushtetuese t’i hiqet gjykimit të shkurtuar një të akuzuari. Tregon paaftësinë e shtetit për të mbledhur provat e nevojshme, për ta dënuar personin. Ka ndodhur shpesh që me provat e organit të akuzës është marrë pafajësi, sepse ka paaftësi nga Prokuroria për mbledhjen e provave. Gjykata mund ta ulë dënimin edhe pa gjykim të shkurtuar. Nuk mund të themi që i heqim të drejtën për uljen e 1/3 të dënimit. Ai sot përfiton dënim alternativ. Gjykimi i shkurtuar i jep mundësitë të japë një gjykim të shpejtë. Më mirë të dënojmë më pak dhe më shpejtë, sesa të kalojmë në një kalvar. Qytetarët marrin drejtësi me gjykim të shkurtuar. Pse nuk e themi në ligj, që pavarësisht se mund të dënohen me gjykim të shkurtuar, të mos i ulet 1/3 e dënimit. Parandalimi është te shpejtësia e dhënies së dënimit. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, dhe nëse heqim gjykimin e shkurtuar, do shkojmë drejt një drejtësie të mohuar sa i përket qytetarëve”.

Ai tha se shifrat për dhunën në familje janë të fryra ndërsa dhuna ndaj të miturve është në gjendje alarmante, duke kritikuar mos praninë e policisë në komunitet.

Dhuna në familje mund të ketë edhe shifra të fryra. Dhuna ndaj të miturve është rritur, ka një gjendje alarmi. Shumica e njerëzve janë të detyruar të lënë këtë vend për shkak të pamundësisë së mjedisit social për fëmijët. Nuk e shikojmë figurën e policit në oborrin e pallatit. E shikojmë duke vënë gjoba, duke u fshehur pas shkurreve. Policimi në komunitet është i domosdoshëm”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy