Stili i jetesës në ditët e sotme, dukshëm ka ndryshuar për të mirë, krahasuar me vitet e kaluara.
Elsona Agolli, analiste Programi, Çështjet Gjinore dhe të Popullsisë në UNFPA, në “MCN live”, thotë se sot kemi jetëgjatësi me kosto më të ulët investimi nga ana e shëndetit.
Sipas saj, megjithatë ajo që vërehet është fakti se të moshuarit tanë sot mbajnë vendin e parë për jetëgjatësi në vend.
Fakti që kemi një jetëgjatësi të shtuar, dhe me shpenzim deri diku te vogël pra kemi jetëgjatësi më kosto më të ulet investimi nga ana e shëndetit tregon që njerëzit kanë filluar të marrin përsipër vet jetën për të jetuar më mirë ose për të adresuar stilin e tyre të jetesës.
Do thosha së pjesa e stilit të jetës në përgjithësi po shikojmë se të moshuarit tanë po jetojnë edhe më gjatë. Ndoshta stili i tyre i jetesës ka qenë më i shëndetshëm në të kaluarën e tyre, ndërsa në pjesën ë grup moshës së re, mendoj që ka disa elementë të tjerë që jo detyrimisht janë stil pozitiv të jetës, ka filluar të promovon një stil më të mirë të jetesës.
Gjatë kohës së covidit, njerëzit filluan të promovonin një jetë më të mirë, aktivitet fizik, palestër, ushqim.
Për analisten e çështjeve gjinore pranë UNFPA, znj.Agolli, në Shqipëri vërehet një tkurrje e dukshme e popullsisë, kryesisht asaj aktive dhe riprodhuese.
Duke u nisur nga kjo, vihet re shtimi në numër të moshës së tretë, krahasuar me moshën e mesme.
Lidhur me plakjen e popullsisë, Shqipëria që nga vitet e ’90, që nga censusi i 2011, dhe tani presim të 2023 popullsia ka pasur një tkurrje.
Tkurrja ka ardhur duke u ndodhur gjithnjë e me shumë në mes, në piramidën e popullsisë, ne kemi tkurrje në mes.
Pra, ajo popullsisë aktive sidomos në shëndetin seksual dhe riprodhues, që mund të krijojë familje, ajo ka ardhur duke u pakësuar, për arsye të ndryshme siç janë ulja e fertilitetit, lindshmëria, emigracioni, largimi i kësaj popullsie aktive dhe na ka sjell që popullsia në moshën e tretë, 65 vjeç plus, të shtohet në numër.



