
Kryetari i Shoqatës Vatra e Shqiptarëve në Stamboll, Bora Zukali deklaroi përmes një lidhje “Skype” me MCN Tv se zgjedhjet në të gjithë Turqinë kanë shkuar pa probleme dhe pa sabotime.
Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Zukali tha se 62% e shtetasve turq që jetojnë në Shqipëri kanë votuar për rivalin e Erdogan-it, Kemal Kiliçdaroglu. Sipas Zukalit në raundin e dytë Erdogan ka shanse të mira se ka parlamentin në dorë.
Jemi kënaqur se zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare në të gjithë Turqinë shkuan pa probleme, pa sabotime.
Në zonat që ra tërmeti, analistët dhe ata që bënin sondazhe kishin parashikuar që do humbte Erdogan-i, pasi ishin bërë shumë nga protesta nga populli. Por, Erdogan-i nuk pati humbje në këto zona, madje në disa vende kishte marrë një numër më të lartë votash.
Shumicën në parlament e ka marrë Erdogan. 321 deputetë janë zgjedhur nga partia e Erdogan-i dhe 213 deputetë nga Partia Republikane popullore.
62% e shtetasve turq në Shqipëri votuan Kiliçdaroglu-n, ndërsa 32% Erdogan-in.
21 vite Erdogan ka qenë në pushtet, më parë ka qenë kryetari i bashkisë së Stambollit.
Mandati i parë 7-vjeçar i Erdogan-it ka qenë fantastik, e drejtonte mirë çdo gjë dhe bënte shumë gjera. Në mandatin e dytë u dobësuan disa gjëra. Në mandatin e tretë ndikuan shumë gjëra si pandemia, tërmeti dhe situata ekonomike. Populli thoshte duhet të ketë një ndryshim, tani mbeti puna për raundin e dytë. Erdogan ka shans të mirë se ka parlamentin në dorë.
Edhe 5 vjet me Erdogan-in do të kalojmë po të mos bëhet një surprizë shumë e madhe.



