Basha shkon në prokurori: Asnjë provë për akuzat, gjithçka u sajua në zyrën e Ramës (VIDEO)

Basha shkon në prokurori: Asnjë provë për akuzat, gjithçka u sajua në zyrën e Ramës (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u paraqit sot në prokurorinë e Tiranës. Basha mbërriti në organin e akuzës rreth orës 10:15, për t’u njohur me akuzat për lobimin e PD-së në SHBA, nga një kompani ruse.

Pas përfundimit, Basha tha para mediave se prokuroria nuk ka asnjë fakt në lidhje me akuzën, e cila sipas tij është e motivuar politikisht.

Nuk ka asnjë provë ndryshe apo shtesë, që nga 25 maji, kur unë isha këtu për herë të fundit. Zyrtarisht më komunikuan se nuk ka asgjë të re që nga 25 maji. Kjo, për një arsye të thjeshtë, sepse kjo akuzë është montuar në zyrën e Edi Ramës, për llogari të Edi Ramës”, tha ai.

Kreu i PD-së tha se akuzat e prokurorisë nuk janë ngritur rastësisht në një moment si ky në të cilin gjendet vendi aktualisht.  

S’ka asnjë dokument të falsifikuar në dosje, s’ka asnjë transaksion për pastrim parash, nuk ka asnjë rus të vetëm, nuk ka asgjë, pra është një akuzë e formuluar me një qëndrim, t’ju shpërqendrojnë ju dhe qytetarët nga skandalet që kanë plasur, të “Bild”-it, dhe nga skandalet që do të plasin nesër nga “Bild”-i dhe që demonstrojnë se ku e ka katandisur shtetin Edi Rama”, tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy