Punësimi i 'PAK'/ Konomi: Shpesh bizneset nuk njohin ligjet, duhet vullnet politik

Punësimi i 'PAK'/ Konomi: Shpesh bizneset nuk njohin ligjet, duhet vullnet politik

Darjan Konomi, Specialist, Komisioneri kundër Diskriminimit në studion e MCN Economy ka komentuar lidhur me punësimin për personat me aftësi të kufizuar për të cilin u shpreh se punësimi për këtë kategori është një e mirë e përgjithshme e ekonomisë.

Ai tha aftësia e kufizuar sot është një pjesë integrale e shoqërisë në botë dhe se konsiderohet një e drejtë themelore e konventës së të drejtave të njeriut, ndërsa theksoi se punësimi i tyre lidhet ngushtë me kulturën e biznesit. Sipas tij, 100-200 mijë lekë të reja rimbursim shkojnë për bizneset që punësojnë këta persona.

E para duhet ta nisim me faktin që punësimi për personat me aftësi të kufizuar është në të mirën e përgjithshme të ekonomisë. Kur një person me aftësi të kufizuara është aktiv në tregun e punës do harxhojë më shumë lekë, do ketë jetë sociale më të mirë, pra do dali nga ajo skema e ndihmës. Ajo që unë do doja të them është se aftësia e kufizuar sot është një pjesë integrale e shoqërisë në botë dhe të gjitha modelet botërore të aftësisë së kufizuar shkojnë drejt fuqizimit të individit dhe jo më kot konventa e të drejtave të njeriut e konsideron si një të drejtë themelore të drejtën e punësimit të personave me aftësi të kufizuar dhe prandaj më vjen  mirë që është parashikuar dhe përshtatja në vendet e punës e cila shkon 100-200 mijë lekë të reja rimbursimi për bizneset që punësojnë personat me aftësi të kufizuara.

Më tej ai shtoi se hapësirat ligjore ne i kemi, ne legjislacionin e kemi përshtatur me konventën, por siç ai shprehet zbatueshmëria e tij lë për të dëshiruar. Ai vijoi duke thënë se ajo që duhet të bëjmë është që këta persona të konsiderohen si pjesë aktive e shoqërisë dhe të mos paragjykohen.

Është pozitive kjo nisma për punësimin e të rinjve që lidhet dhe me arsimin e tyre, sepse unë jam në një punë por pasi jam arsimuar. Gjithashtu doja të thoja se punësimi i personave me aftësi të kufizuar lidhet ngushtë dhe me kulturën sepse nga eksperienca ime personale perceptoj se aftësia e kufizuar konsiderohet akoma si paaftësi, sepse ne vijmë nga një regjim i së kaluarës kur mendonim se ata lidhen vetëm me ndihmën mjekësore dhe personi lihej në mëshirë të fatit, ndërsa sot kemi modelin e të drejtave ku ky person konsiderohet si pjesë aktive e shoqërisë dhe gëzon të drejta të barabarta. Por ne duhet të mësojmë të mos paragjykojmë vetëm nga pamja e jashtme, por ta shohim se çfarë ai mund të bëjnë dhe bizneset të tejkalojnë veten e tyre dhe të japin mundësi, nuk ka heronj, por besoj tek mundësitë. Personat nuk njohin legjislacionin. Nuk njihet as nga biznesi sa duhet dhe kam përshtypjen se s’kemi pasur atë vullnet politik për ta zbatuar. Nuk kemi shërbime ndihmëse për personat me aftësi të kufizuar, nuk kemi qendra trajnimi që të mësojnë të lexojnë, të përshtaten me tregun.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy