Gjergj Bojaxhi: Marr përsipër përgjegjësinë e humbjes, uroj fituesin

Gjergj Bojaxhi: Marr përsipër përgjegjësinë e humbjes, uroj fituesin

Pas humbjes në zgjedhjet e 25 qershorit, Gjergj Bojaxhi ka marrë përsipër përgjegjësitë. Partia e tij, SFIDA, mori 3 504 vota, pa mundur të sigurojë një mandate deputeti. Disa orë pas shpalljes së rezultatit paraprak nga KQZ-ja, Bojaxhi ka uruar partinë fituese, PS, dhe ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtuesit politik të Sfidës.

Statusi i Gjergj Bojaxhiut   

Përshëndetje! Përmes këtij qëndrimi dua së pari të uroj fituesin e zgjedhjeve politike të 25 Qershorit në Shqipëri.

Së dyti, si drejtues politik i Sfidës dua të deklaroj me bindje pergjegjësinë time për rezultatin e padëshiruar në zgjedhje. Për rrjedhojë shpall doreheqjen time nga ky funksion i partisë. Çmoj se marrja e përgjegjësive me fjalë, por pa vepra nuk do të ishte në frymën për të cilën u krijua SFIDA.

Së treti, kam bindjen që vetem një shtet i drejtë është i fortë dhe jo e kundërta. Ndaj qëllimi si shoqëri nuk duhet të jetë të bëjmë një shtet të fortë me të dobëtin, por të barabartë përpara ligjit mes të dobëtit dhe të fortit, mes të varfërit dhe të pasurit, mes politikanëve dhe qytetarëve.

Se katërti i falenderoj thellësisht nga zemra të gjithë ata qytetarë që na besuan dhe mbeshtetën. Misioni ynë vijon dhe mbetet të mundim politikën e pazareve dhe militantizmit.

Sfida sapo ka filluar!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy