Imeraj: Di raste prokurorësh që kanë qarë para vettingut dhe kanë kaluar

Imeraj: Di raste prokurorësh që kanë qarë para vettingut dhe kanë kaluar

Elizabeta Imeraj nga studio e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV deklaroi se procesi i saj ishte një përplasje e bujshme dhe se sipas saj gjatë 17 viteve në detyrë, ka tentuar të jetë e guximshme, në hetim pa parë se kush janë personat që kishte përballë.

Sipas saj me të njëjtin intensitet që ka përfaqësuar akuzën, ka mbrojtur edhe kauzën e saj. Ajo tha se di edhe raste të prokurorëve që kanë qarë përpara vettingut dhe kanë kaluar.

Procesi i Imerajt ishte përplasje e bujshme. Në fund të ditës, unë nuk jam më prokurore dhe pjesa e përplasjes së bujshme përveç kostove personale dhe familjare, nuk ka nxjerrë asgjë në dritë. Unë si karakter dhe si prokuror, gjatë 17 viteve në detyrë, kam tentuar të jem e guximshme, në hetim pa parë se kush janë personat që kam përballë. E parë në këtë këndvështrim edhe beteja ime ligjore kishte të njëjtin trajtim. Isha përballë një trupe, pas një hetimi administrativ. Po me të njëjtin intensitet që kam përfaqësuar akuzën, kam mbrojtur kauzën time dhe të drejtat e mia në proces vettingu. Di edhe raste të prokurorëve që kanë qarë përpara vettingut dhe kanë kaluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy