Vlorë/ Punimet në rrjet lënë nesër pa ujë zonën bregdetare

Vlorë/ Punimet në rrjet lënë nesër pa ujë zonën bregdetare

Shërbimi i Ujësjellës Kanalizimeve në Vlorë ka njoftuar qytetarët dhe bizneset se të martën, më 24 shkurt, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për shkak të punimeve në rrjet. 

 

Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja vjen në kuadër të zbatimit të projektit të ri të ujësjellësit për qytetin, konkretisht për lidhjen e nyjeve të rrjetit të ri me atë ekzistues. Për këtë arsye do të kryhet stakimi i detyruar i stacionit kryesor. 

 

Si pasojë, furnizimi me ujë do të ndërpritet në zonën bregdetare, duke përfshirë lagjet: “Uji i Ftohtë”, “Lungomare”, “10 Korriku”, “Kalaja” dhe “Jonufra”. 

 

Pjesa tjetër e qytetit do të mbetet pa ujë vetëm gjatë orarit të pasdites, ndërsa gjatë mëngjesit shpërndarja do të vijojë normalisht.
Autoritetet bëjnë me dije se furnizimi me ujë do të rikthehet në normalitet mëngjesin e së mërkurës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy