Ilirjana Kuçana, anëtare e Këshillit Kombëtar, PD, analizoi në studion e MCN Informacion kabinetin e ri qeveritar. Kuçana tha se emrat e ministrave nuk thonë asgjë, kjo pasi sipas saj, ata janë vegla në duart e kryeministrit.
Kabineti nuk thotë asgjë. Aty vendos Rama për gjithçka. Përsa i përket ndarjes, unë futem te njerëzit që mendojnë se kuota nuk do të thotë asgjë. Përsa kohë merr përsipër përgjegjësi publike, je e barabartë me një burrë. Po ta shikosh me vëmendje kabinetin, asnjë emër nuk ka spikatur më parë në jetën profesionale.
Ata do mbarojnë mandatin dhe nuk do ta kuptojnë për çfarë janë aty. Punët do t’i bëjë Diella. Shumica e njerëzve të Ramës janë në qeli. Ndaj këto punë do t’i bëjë Diella. Presidenti ka bërë shkelje kushtetuese me dekretimin e Diellës. PD duhet të çojë në Kushtetuese shkarkimin e presidentit. Rama sot i ka të gjitha pushtetet, por Diella do t’ia lehtësojë punën.



