
Një minator është plagosur në një galeri në minierën e Bulqizës.
Minatori mësohet se është dëmtuar nga një gur që i ka rënë në trup. Për shkak të plagëve të marra, ai është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë, me anë të një helikopteri.
Sipas informacioneve, mësohet se i plagosuri megjithëse ka marrë plagë të rënda është jashtë rrezikut për jetën.



