
Më 2 maj në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, propozoi një “draft-vizion” për çështjen e rregullimit të komuniteteve jo shumicë, përkatësisht të komunitetit serb në Kosovë.
Ndërkohë lidhur me draftin e prezantuar nga ekipi menaxhues i Kosovës i përbërë nga serbët e Kosovës është i papranueshëm, siç ka vlerësuar edhe Kurti, për deputetin e LVV, Adnan Rustemi në një komunikim me “MCN live”, , është i papajtueshëm me Kushtetutën e Kosovës dhe ai prezanton qartësisht një dëshirë për Republika Srpska në Kosovë.
Ky draft statut ka qenë fundamentalisht dhe është i papranueshëm për qeverinë e Republikës së Kosovës sepse shpreh qartë pretendimet, apetitet, synimet e Serbisë dhe duket që është një lloj produkti i dirigjuar nga vet Serbia duke marrë parasysh përbërjen e vet këtij ekipi.
Si të tillë ne e konsiderojmë të papranueshëm dhe nuk mund të shërbej as si bazë as si pikënisje, as si material pune.
Ne natyrisht jemi të përkushtuar për zbatimin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve, të marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit, për të normalizuar marrëdhëniet në plotëni, mbi bazën e parimit të fqinjësisë së mirë.
Kryeministri Kurti në takimin e fundit më 2 maj pa paraqitur draftin e vizionit të tij mbi atë se si mund të akomodohet pika 7 e marrëveshjes së Brukselit e ndërlidhur me pikën 10, është angazhuar për të garantuar një mekanizëm adekuat për komunitetin serb për menaxhim të interesave dhe të të drejtave të tyre në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet e saj.
Deputeti Rustemi thotë se asociacioni nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive.
Do të ketë takime të ardhshme të kryenegociatorit të Kosovës, z,Bislimi dhe përfaqësuesit të Serbisë për të diskutuar natyrisht dhe për të gjetur një zgjidhje të zbatimit të pikës 7 të marrëveshjes të ndërlidhur me pikën 10.
Ne jemi të interesuar për të integruar komunitetin serb në tërësi në Kosovë dhe në mënyrë të mirëfilltë duke i ofruar edhe mekanizmin adekuat të vetmenaxhimit në përputhje me praktikat e mira të BE.
Kruti në prezantimin e draftit me 11 pika shërben si vizion dhe si një lloj kornize për mekanizmin e vet menaxhimit. Ky mekanizmin duhet të bazohet në katër elemente esciale, e para duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën, e dyta duhet të jetë rrjedhojë e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen e parimeve të Asociacionit të vitit 2015, së treti duhet të jetë e bazuar në letrën e përfaqësues së BE, Mogerini e cila ka thënë që ky asociacionin nuk mund të jetë një vend i tretë i pushtetit në Kosovë dhe nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive dhe mbi të gjitha me qëndrimin DASH se definohet qartë, se çfarë mund të jetë dhe çfarë nuk mund të jetë Asociacioni dhe se nuk mund ti përngjajë një etniteti siç është Republka Srbska,.
D.m.th. kjo ndërthurje e këtyre katër elementeve, janë katër shtyllat ku duhet të zbatohet ky mekanizëm, por shihet qartë se Serbia nuk ka synim të normalizimit te marrëdhënieve me Kosovën.



