Vrasja në Sukth/ Llabani: E shkuara e viktimës tablo e qartë për policinë, pista kryesore hakmarrja mes bandave (VIDEO)

Vrasja në Sukth/ Llabani: E shkuara e viktimës tablo e qartë për policinë, pista kryesore hakmarrja mes bandave (VIDEO)

Gazetarja Anduena Llabani nga studio e lajmeve në ‘MCN Live’ ka zbardhur të tjera detaje nga atentati i ndodhur dje në mbrëmje në Sukth, ku u vra me armë zjarri 48-vjeçari Arben Mërkuri.

Teksa e cilësoi si një ngjarje të frikshme dhe larje hesapesh, Llabani u shpreh se e gjithë ngjarja është zinxhir hallkave, dhe se viktima e ka tashmë tablonë e qar    të për policinë e shtetit.

Ajo tha se madje Mërtiri ishte i njohur edhe si një vrasës me pagesë, shuma të cilat arrinin deri në 100 mijë euro.

Ngjarje e frikshme, një larje hesapesh, viktima person i njohur me një të shkuar shumë të errët me një përfshirje në grupet kriminale. Sigurisht që ne e kemi ditur dhe është përfolur si pjesë e Bandës së grupit rrumbi i cili u bë e njohur për publikun pasi ai u gjend në makinën e prokurorit të Durrësit Arben Ndoja që ju bë një atentat. Pra e shkuara e tij dhe fakti që ishte me një prokuror që merrej me çështjen e pronave të bënte të mendoje se kishte të bënte me njerëz me pozitë.

Pra e gjithë kjo është një zinxhir i hallkave dhe gjëja do të shkojë deri në fund. Ky njeri dyshohet dhe për vrasës me pagesë, pagesa që variojnë deri në 100 mijë euro. Pra personazhi në fjalë e ka tashmë tablonë e qartë për një pjesë të mirë të policisë së shtetit, por ishte i panjohur sepse ishte në rolin e ekzekutorit. prandaj dhe ishte pak më pak i publikuar.

Nuk e kemi hasur emrin e tij në shumë çështje sepse ka qenë vetëm një njeri i cituar dhe jo i njohur zyrtarisht për krimet e kryera. e shkuara e tij është e qartë vetëm për policinë e cila e ka në dosje emrin e tij dhe në shumë referime për shumë ngjarje dhe krime të bujshme si bandat e Durrësit për hakmarrje. Atentati ndaj tij për shumë emra të njohur në Durrës ishte e pritshme. Pista kryesore janë hakmarrjet, marrja e haqeve. Kemi të bëjmë me një vrasje mafioze e vështirë për tu zbardhur, personat e dyshuar përdorin disa mjete për mos të rënë preh e policisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy