Fitorja e dytë radhazi, Skënderbeu triumfon ndaj Dinamo City

Fitorja e dytë radhazi, Skënderbeu triumfon ndaj Dinamo City

Skënderbeu ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në kampionat, teksa mposhti minimalisht në Korçë Dinamo City.

Ndeshja nisi me kryeqytetasit më kërkues, teksa iu afruan golit në disa raste. Fillimisht, ishte Denisson, i cili gjuan bukur në zonë në minutën e 5-të, por Alia reagon bukur dhe mohon golin. 6 minuta më vonë, ishte sërish braziliani, i cili gjuan bukur nga goditja e dënimit, por topi përplaset në tranversë.

Skënderbeu provon të rrezikojë me kundërsulme dhe në minutën e 32-të, Nikaj kishte mundësinë më të mirë për shënim, por gjuajtja e tij u ndal nga shtylla.

Pjesa e dytë nisi menjëherë me gol, teksa ishte Rashica, i cili pas një shpërthimi nga e djathta, hedh një top në zonë, aty ku një devijim i Behiratche e dërgon në rrjetë dhe i jep avantazhin korçarëve.

Dinamo tentoi të reagonte dhe rastet i kishte me Zabërgja, por pa sukses, pasi nuk ia dolën të shënojnë dot të paktën një gol.

Skënderbeu feston kështu fitoren e dytë radhazi, ndërsa për Dinamo City kjo është humbja e dytë radhazi pas asaj me Tiranës në start.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy