
Rama deklaroi se nuk ka pritshmëri nga samiti i BE dhe se prania ose mos prania e Shqipërisë nuk do të ndryshonte asgjë për aq kohë sa Bullgaria nuk heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut.
Lidhur me këtë, politologu Ilir Kalemaj në një lidhje skype për ‘MCN Live’ deklaroi se Rama po e përdor këtë për konsum të brendshëm politik. Ai tha se mesazhi i Ramës i drejtohet në njëfarë mënyre edhe Brukselit.
Sa i përket heqjes së vetos tashmë sinjali pritet nga mazhoranca bullgare, por që siç Kalemaj shprehet me heqjen e vetos Bullgaria nuk do të bëhet më pengesë para hapjes së negociatave por pas çeljes së tyre.
Mesazhi i Ramës se nuk ka pritshmëri nga samiti i BE, po përdoret për konsum të brendshëm politik. Ai e bëri këtë për ti dhënë një mesazh dhe përfaqësuesve të Brukselit që s’mund të vazhdojnë të jenë thjeshtë si spektatorë dhe si një mënyrë për të dalë i larë që ne u përpoqëm. Tashmë me këtë hap për veton, Bullgaria nuk do bëhet pengesë përpara për negociatat, por do vazhdoj të bëhet pengesë pas hapjes së negociatave. Por nuk duhet harruar se duke hequr veton ai bën të mundur çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Sinjali pritet të merret parlamenti bullgar sepse ky ishte një vendim i opozitës bullgare, por mazhoranca është e përbërë nga disa parti është i varur nga një parti nacionaliste. Nëse do ketë mjaftueshëm vota pro evropianiste do të çelin dritën jeshile për Maqedoninë e Veriut e cila mban peng dhe Shqipërinë.
Më tej Kalemaj deklaroi se sa i përket propozimit francez ai është i paqartë për tu materializuar dhe se sipas tij në vend që ne apo kryeministri të jemi entuziastë duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë për tu vlerësuar individualisht. Ai theksoi se hapja e kapitujve të Shqipërisë duhet të jetë fokusi kryesor dhe se propaganda dhe demagogjia i interesojnë vetëm Ramës.
Propozimit francez i paqartë lidhur me statusin anëtar i asociuar, sepse kjo po konsumohet shumë në Berlin, Bruksel, vende të BE që ende e kanë të vështirë për të kuptuar këtë propozim. Jemi një kategori me vendet e lindjes së mesme që janë në luftë civile dhe këto propozime kanë dështuar në të kaluarën. Ne dimë që propozimi i Francës i materializuar, duke grupuar kapituj e ka bërë më të vështirë rrugëtim dhe s’ka sens që të jetë kryeministri jonë entuziastë për propozime të tilla. Në vend që të jemi entuziastë ne duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë ku secili vend do të vlerësohet sipas performancës individuale, nëse arrijmë konvergjencën të vlerësohemi invidualisht. Është e pafalshme që shqiptarët shpenzojnë 43% për ushqime dhe evropianët 13%, të ardhurat janë 32% kur rrogat janë më të ulëtat, duhet të parandalojmë ikjen e trurit nga Shqipëria, të punësojmë të rinjtë, këto do bëjnë çeljen e negociatave sepse çdo gjë tjetër është propagandë dhe nuk ndihmon Shqipërinë përveçse ndihmon kryeministrin.



