Zëvendëspresidenti i Sindikatës së Mësuesve, Isa Halilaj thotë se arsimi nuk është në ditët e tij më të mira, duke ngritur shqetësimin se profesioni i mësuesit po braktiset.
Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se vetëm 7 studentë janë regjistruar vitin e kaluar për lëndën e Fizikës dhe se problem është mungesa e mësuesve për shkenca.
Halilaj ngriti si shqetësim se qeveria nuk po ndjek një politikë të mirë në mënyrë që t’i tërheqë të rinjtë drejt arsimit.
Politika duhet t’i kthejë sytë nga arsimi, ne kemi propozuar që sistemi arsimor të jetë një ndër tre prioritetet kryesore të qeverisë.
Ne nuk e kemi reformuar, e kemi arnuar nga sistemi komunist. Janë kryer qoka me emra shkollash, siç ka qenë dhe në sistemin e kaluar, që kanë qenë atentator.
Ne jemi të hiqen të gjithë emrat e shkollave dhe shkollat të kenë vetëm mësuesit.
Shkollat mund të kenë emra vetëm të firmëtarve të pavarësisë dhe mësuesve.
Kemi emra shkollash që nuk kanë lidhje fare me arsimin.
Lidhur me faktin që 6500 mësues në të gjithë vendin paguhen më pak se kolegët e tyre kjo për shkak se në periudhën kur janë diplomuar ka qenë një tjetër sistem arsimor 3-vjeçar, Halilaj deklaroi se fillimisht e cilësuan si lapsus por se pavarësisht kërkesave nuk është bërë transparencë nga Ministria e Arsimit.
Rroga e mësuesit ka katër komponentë, paga e grupit, e dyta shkalla e kualifikimit, paga e pozicionit dhe vjetërsia që llogaritet mbi pagën e pozicionit.
Kemi një ndryshim në VKM për pagën e grupit. Një mësues kur ka kualifikimin e plotë paguhet me 18 mijë lekë të reja.
Këtë e kanë përfituar gjithë mësuesit me arsimin e lartë.
Në muajin qershor me VKM-në e re na ka dalë një problematikë, kemi mësuesit që kanë përfunduar arsimin për ciklin e ulët që kanë përfunduar sistemin 3-vjeçar deri në 2000. Se ashtu ka qenë sistemi.
Këta mësues trajtohen si Bachelor. Nuk mund të quash të tillë një mësues që ka përfunduar ciklin në vitin 1992, se ai ishte cikël i mbyllur arsimor.
Ata që janë me Institut si në Shkodër e fitojnë pagën, ata që janë në universitete si në Gjirokastër nuk e përfitojnë, pavarësisht se mund të kenë përfunduar të njëjtën degë, të njëjtën periudhë dhe të njëjtin vit.
Cikli i mbyllur është cikël i mbyllur dhe nuk mundesh që pas 25 vitesh ti thuash që je Bachelor, në një kohë që Bachelor nuk është cikël i mbyllur.
Se nuk futet vetëm për trajtimin ekonomik të një mësuesi, por në momentin që i thuhet se je në kategorinë njëlloj si ata me Bachelor, i rrezikohet vendi i punës.
Këta mësues deri në muajin qershor janë paguar rregullisht, por ndryshimi ndodhi pas këtij muaji.
Një mësues i ciklit të ulët me 25 vite punë, befas i thuhet që ti nuk ke përfunduar ciklin, je me Bachelor.
Ne e morëm si lapsus fillimisht dhe komunikuam me Ministrinë e Arsimit dhe kemi pasur katër takime deri tani dhe nuk ka një zgjidhje.
Nuk është bërë transparencë dhe parimisht nuk e kundërshton askush, se ti ke punuar 30 vite je “Mësues Mjeshtër” dhe më pas nuk e vlerëson pas 30 vitesh dhe ti thuash je me Bachelor, ndërkohë që në vitin 1992-1993, nuk kishte mundësi që ky mësues të vazhdonte studimet më lartë se nuk kishte.
Nuk na është bërë e qartë pse ka ndodhur kjo, nëse ka pamundësi nga buxheti sepse e kemi vetëm 2.4% e GDP.
Kemi mungesë buxheti dhe duhet të ulim rrogat, apo kemi mungesë të studentëve në universitete dhe këta mësues duhet ti çojmë në mastera që të mbushin auditorët.
Ndërkohë në rang vendi sipas statistikave mungojnë afërisht 2500-3000, por kjo shifër po rritet vazhdimisht se shumë po largohen dhe jashtë.



