Një person rreth 40 vjeç, ka marrë flakë tek Ministria e Jashtme në Tiranë.
Sipas dëshmitarëve, personi nuk ka reaguar, teksa në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Komisariatit Nr.1 në Tiranë.
Në njoftimin e policisë, raportohet se ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia dhe se personi në fjalë ka ndërruar jetë tashmë.
Njoftimi i policisë
Me datë 12.11.2020, rreth orës 18:18, tek bulevardi "Zhan D'ark', një person ende i paidentifikuar, dyshohet se nga pakujdesia, ka marrë flakë edhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



