Një person në Tiranë kapet me mbi 1 kg kokainë dhe dy armë

Një person në Tiranë kapet me mbi 1 kg kokainë dhe dy armë

Një person u vu në prangat e policisë së Tiranës me mbi 1 kilogramë kokainë dhe dy armë.

 

Gjatë operacionit të koduar “Cargo 1”, u bë arrestimi në flagrancë i Ervin Kaftit, 45 vjeç, banues në Tiranë.

 

Shërbimet e policisë kanë lokalizuar në një parkim, në afërsi të Rrethrrotullimit të Tegut, shtetasin Ervin Kafti, të cilit iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në sasi, në zona të ndryshme të Tiranës.

 

Më tej, gjatë kontrollit të banesës, iu gjet një armë gjahu dhe një armë sportive.

 

Lënda narkotike, së bashku me një motomjet, një aparat celular, një armë gjahu dhe një armë sportive, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy