Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku, praninë e madhe të policisë gjatë nisjes së punimeve për Teatrin Kombëtar, e argumenton me faktin se mbrëmjen e së martës pati një protestë pjesërisht të dhunshme në kantier dhe se më pas vetë policia merr masa në varësi të nevojës për sigurinë e një aktiviteti publik me pjesëmarrjen e Kryeministrit dhe titullarëve të tjerë.
Në këtë drejtim ai tha për studion e lajmeve të MCN Tv, se nuk është çështje frikësimi ndaj askujt.
Teksa në ceremoni u pa edhe arkitektin danez Bjarke Ingels, nëse projekti është ai i porositur nga Shkëlqim Fusha, Mazniku shtoi se projekti është ai i porositur nga qeveria dhe Bashkia Tiranë.
Projekti ka autorësinë e Ingels, ideja është zhvilluar që në fazën e parë të një Partneriteti Pubik Privat që nuk u zbatua asnjëherë.
Sa herë projekti u hartua dhe pati avancim të tij, projekt ideja u detajua nëpërmjet një gare. Kemi të bëjmë me një koncept të detajuar.
Uljen e çmimit e ka kërkuar Kryeministri ndaj Ingels para shumë vitesh kur u bë projekti dhe jo tani.
Pati garë kombëtare për detajimin e projektit pasi koncept ideja e Ingels u pranua.
Sa i takon diskutimit për kullat, ku Kryeministri tha se në godinën e Teatrit nuk do ketë kullë të inkorporuar si te stadiumi, Mazniku deklaroi se angazhimi publik i qeverisë dhe Bashkisë Tiranë që u mor pas diskutimeve të gjata dy vjet më parë me trupën teatrore, është që në sipërfaqen e Teatrit të vjetër Kombëtar nuk do të ketë asnjë objekt tjetër përveç teatrit të ri.
U dakordësua me artistët dhe diskutimin publik se trualli do jetë i gjithi për teatrin dhe objekt i ri që paguhet nga qeveria shqiptare dhe taksapaguesit.
Sipërfaqja nuk preket, ndërtesa e re financohet e gjitha nga qeveria për teatrin publik. Nëse dikush kishte dyshime për qëllimin e atij objekti, ne jemi të vendosur të kemi një teatër modern siç r meriton Tirana e shekullit të ri.
Sot mbyllëm fazën e parë të këtij ushtrimi që do të zgjasë akoma, me fillimin e punimeve.
Për të pasur mundësi që qyteti të ketë një teatër të ri, modern, në kushte fantastike për artisët por dhe gjithë njerëzit që duan të shohin artin.
Objekti do jetë 9 herë më i madh se origjinali, ka salla provash, mjedis të freskët në verë dhe të ngrohtë në dimër.
Pjesa pas teatrit do zhvillohet si gjithë pjesa tjetër e qytetit, me procedurat që japin mundësi ligjet e vendit.
Bashkia gjykon se është një zonë që meriton të zhvillohet.
Lidhur me pallatin nr.4 në Kinostudio dhe çfarë plani zhvillimi është planifikuar në zonë teksa banorët thonë se do ngrihen kulla dhe qendra tregtare, nënkryetari i bashkisë i cilësoi si teori konspiracioni, njësoj si në rastin e teatrit.
Ai shtoi se është një pallat i dëmtuar nga tërmeti dhe duhej prishur pasi ishte i rrezikshëm për jetën e banorëve.
Prej familjeve kanë një vit që jetojnë në shtëpi të re janë në banesa shumë më të mira nga ato që kishin.
Realiteti është se tërmeti ka dëmtuar një pallat, këta njerëz kishin nevojë për shtëpia të reja, Bashkia i ka sistemuar me shtëpi të reja.
Pasi këta banorë pajisen me banesa të reja, trualli i kthehet publikut, zhvillohet sipas normave normale të zhvillimit të qytetit. Aty mund të ketë shkolla, lulishte.
Sot po ndodh që një objekt i dëmtuar nga tërmeti, prishet. Të ndërtojmë këtu se këtu kam qejf unë...
Shtëpinë nuk ua dëmtuam ne por tërmeti, kemi rënë dakord që me paratë tona të përbashkëta të ndërtojmë shtëpitë për njerëzit, me disa kushte që janë të mundshme.
Taksapaguesi nuk i shtyp këto lekët fotokopje. Ligji parashikon që këtyre njerëzve që kanë ngelur pa banesë t’u jepet një banesë e re për sa kohë që banesën ua prishi tërmeti jo shteti.
Sa kohë që një inxhinier dhe një grup inxhinierësh, të konfirmuar nga një grup i dytë inxhinierësh se pallati nuk qëllon dot në këmbë, për veten e tyre a rrinë dot të qetë.



