Programi bërthamor, Irani i kërkon gjykatës së OKB-së të ndalë sanksionet e SHBA

Programi bërthamor, Irani i kërkon gjykatës së OKB-së të ndalë sanksionet e SHBA

Irani i ka kërkuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) që të heqë sanksionet e vendosura nga SHBA, pasi braktisi marrëveshjen mbi programin bërthamor të Teheranit.

Avokati iranian Mohsen Mohebi tha se SHBA ka për qëllim të dëmtojë ekonominë e Iranit sa më shumë të jetë e mundur dhe se ka shkelur një traktat të miqësisë, i nënshkruar në vitin 1955.

Shtetet e Bashkuara pritet të argumentojnë se sanksionet nuk shkelin traktatin. Ekonomia e Iranit ka rënë qëkur presidenti i SHBA, Donald Trump, urdhëroi që rivendosjen e sanksioneve në maj.

Monedha iraniane, riali, ka humbur gjysmën e vlerës së saj kundrejt dollarit. Norma mujore e inflacionit është rritur në 10.2% dhe papunësia qëndron në 12.5%.

Të dielën, parlamenti i Iranit votoi për të shkarkuar ministrin e Financave Masoud Karbasian për dështimin e tij për të adresuar problemet ekonomike të vendit.

BBC shkruan se marrëveshja e vitit 2015 midis gjashtë fuqive botërore dhe Iranit e pa Republikën Islamike që të kufizonte aktivitetet e saj bërthamore në këmbim të lehtësimit nga sanksionet ndërkombëtare.

Por Trump tha se marrëveshja "nuk mundi të arrinte objektivin themelor për bllokimin e të gjitha shtigjeve për një bombë bërthamore iraniane" dhe nuk u trajtua me "veprimtaritë malinje të Teheranit, duke përfshirë programin e raketave balistike dhe mbështetjen e saj për terrorizmin".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy