Ngjela: Atletet e kryeministrit shqiptar, një turp i madh

Ngjela: Atletet e kryeministrit shqiptar, një turp i madh

"Të gjithë të sëmurët psikikë që kanë qenë kryeministra shqiptarë; të trembur nga koncepti i drejtësisë shoqërore dhe nga zgjedhjet e lira si kërkesë perëndimore ndaj tyre, e kanë urryer Perëndimin dhe kanë shkuar në Lindje"

Keshtu e nis komentin e tij avokati i njohur, Spartak Ngjela. Duke e krahasuar kryeministrin shqiptar me figuren e Enver Hoxhes, Ngjela shkruan me nota të ashpra për ato çfarë i ka ndluar PS-së Edi Rama.

Postimi

Kanë qenë të gjithë të korruptuar.

Dhe të gjithë kanë dhënë nga një shenjë në veshjen e tyre kur kanë filluar.
Ata të parët tanë donin të hiqnin nga qarkullimi kapelën republikë, për ta zëvendësuar me festen turke. 
I bënë të gjitha përpjekjet, por nuk ia arritën dot.
Ndërkombëtarisht pastaj, Lenini, pasi goditi kapelën republikë, nuk ia doli që të hiqte kravatën dhe kostumin, se u thye nga presioni i intelektualizmit rus.
Por kulmin për të krijuar një simbolikë tjetër shtetërore antiperëndimore, e arriti Mao Ceduni, i cili nga viti 1949 e derisa vdiq, i veshi të gjithë kinezët me dok dhe me një kostum të stilit ushtarak; duke menduar të zhdukte Perëndimin në Kinë.
Sot kostumi i Maos ka vdekur në Kinë me gjithë Maon.
Por në këtë kohë, këtë lloj lufte antiperëndim po e shohim dhe te ky që sot kemi si kryeministër- ky po del kundër ceremonialit të shtetit perëndimor, me sfidën e atleteve; nesër mund të veshë pantofla; mjafton që patologjikisht të rrijë i qetë me mendimin se po fyen ceremonialin dhe karakterin serioz të shtetit perëndimor.
Turp i madh!
Po ku pyet Perëndimi nga një anti-ceremonial arkaik si ky i Ramës! Nuk e shohin fare, dhe po qeshin me të.
Janë çallmat në shekuj që duan të sfidojnë kravatën.
Janë arabët me fustanët e tyre që mendojnë se sfidojnë kostumin tradicional të qytetërimit të lartë perëndimor.
Tani na doli edhe një shqiptar që mendon të sfidojë me pantofla ceremonialin perëndimor; dhe, a e dini pse? Sepse bashkë me katër ministra të tij i kap Reforma në drejtësi në Shqipëri si të korruptuar; por, njëherësh, edhe për faktin që urren zgjedhjet e lira, njëlloj si Enver Hoxha.
Kurse, siç dihet, Partisë Socialiste ky njeri ka një dekadë që i ka ndaluar zgjedhjen e kryetarit - tipik një akt antiperëndimor i nivelit maoist dhe hoxhist.
Zëvendës Presidenti amerikan e hoqi kryeministrin shqiptar nga fotoja e takimit të fundit, se iu duk si shkarravinë me atletet e tij. "Ma hiqni atë karagjoz nga fotografia", tha, prandaj nuk është Rama te fotografia e fundit.
Dhe ky vazhdon të luftojë Perëndimin me atlete!
Komedi e madhe është kjo, dhe Perëndimi po qesh me këtë komedian mediokër; por, ama, biletat e kësaj komedie i paguajnë shqiptarët e shkretë me varfërinë dhe pasigurinë e tyre.
Po dhe vetë duhet të vendosin shqiptarët: akoma do ta durojnë një kryeministër të tillë!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy