
Policia e Kurbinit arrestoi mëngjesin e së martës 35-vjeçarin Van Rica, i cili qëlloi me armë zjarri në ambientet e degës së Partisë Demokratike Kurbin. Ngjarja ndodhi pas një konflikti mes tij dhe nënkryetarit të degës Kastriot Marku, për regjistrimin e disa simpatizantëve në listat e votimeve.



