Procedim për shembjet “te 5 Maji”/ Kalaja: U zbatua projekti për oligarkët në shërbim të Ramës (VIDEO)

Procedim për shembjet “te 5 Maji”/ Kalaja: U zbatua projekti për oligarkët në shërbim të Ramës (VIDEO)

Avokatja Adriana Kalaja regjistrimin nga SPAK të procedimit penal për shembjet te “5 Maji”, e komenton me gjenocidin që u bë ndaj banorëve dhe shkeljeve ligjore të konstatuara.

 

Në një intervistë për edicionin e lajmeve të MCN TV, ajo denoncoi se në zonë u zbatua një projekt i vitit 2017. 

 

Sipas saj, është zbatuar projekti për oligarkët në shërbim të Kryeministrit Edi Rama dhe ata që punonin nën urdhrat e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe Arbian Maznikut. 

 

Kalaja e cilësoi të papranueshëm faktin që një projekt i vitit 2017 shitet në 2021 si një projekt për banorët e prekur nga tërmeti. 

 

Banorët janë nxjerrë me dhunë dhe gaz lotsjellës. Pati shkelje nga gjithë mënyra si u ndërhy në zonë, se si dolën VKM-të se si u prishën objektet pa një vendim prishje nga bashkia. Prandaj ligji çdo banori që i cenohet e drejta e pronës dhe banesës i jepet hapësira ligjore për ta kundërshtuar. 

 

Ne kemi kërkuar fillimin e ndjekjes penale që nga Edi Rama, kemi kallëzuar ish-zëvendëskryueministrin Ahmetaj, pasi të gjithë këta kishin firmosur VKM që ishin antiligjore dhe antikushtetuese. Përveç faktit që këta njerëz u nxorën në mes të katër rrugëve, pa iu dhënë alternativë banimi. Aty ju zbatua një projekt i vitit 2017. 

 

Stefano Boeri që sot është në ndjekje penale ka bërë një projekt në vitin 2017 për planin e rregullimit të Tiranës, është zbatuar ky projekti për oligarkët në shërbim të Edi Ramës dhe ata që punonin nën urdhrat e Erion Veliajt dhe Arbian Maznikut. Është e papranueshme që një projekt i vitit 2017 na shitet në 2021 si një projekt për banorët e prekur nga tërmeti.

 

Përveç procedurave që ishin në shkelje të ligjit. Erdhëm në ditën sot ku vetë Gjykata e Posaçme arriti në përfundimin që aty ka shkelje ligjore dhe banorë mund të marrin të drejtat e tyre civile në raport me atë dëm të madh. 

 

Të gjithë drejtorët që kanë ndërhyrë në mënyrë të paligjshme, Mariglen Qato përveç bënte detyrën si kreu i IMT, merrte dhe lekët nga kompania që bënte shembjen. 

 

Për këtë çështje ka dhe procese administrative për disa banorë janë ankuar edhe për vlerën e kompensimit. Se ligji për kompensimin e sanksionon se kompensimi për interes publik duhet të jetë në vlerë të drejtë. 

 

Ata qytetarë që nuk e kanë fituar çështjen këtu, e kanë fituar çështjet në Strasburg, se është një e drejtë kushtetuese jo vetëm e drejta e pronës, por edhe kompensimi i drejtë kur shteti ndërhyn për interes publik. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy