Kanuni sfidon ligjet/ Familja e vëllezërve autorë, ngujohet nga frika

Kanuni sfidon ligjet/ Familja e vëllezërve autorë, ngujohet nga frika

E konsideronin fajtorin e prishjes së martesës së motrës së tyre, dy vëllezërit Hasaj në Shkodër ekzekutuan fqinjin Ramazan Mataj. Ata e nxorën në pritë duke e joshur me profilin e një vajze në Instagram ndërsa pranuan krimin duke thënë se e bënë për nder. Aktualisht ata janë në burg ndërsa mes fiseve Mataj e Hasaj në Shkodër është vendosur frika sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit.

Zyrtarisht Shqipëria e nisi punën e administratës shtetërore për 2025 më 6 Janar. Ndërsa ende shqiptarët ishin nën shijet e festave dhe ditëve të pushimit, krimi sfidoi sigurinë e rendin duke shkrepur armët.
Vrasja e parë për 2025 u shënua më 4 Janar  në qytetin e Shkodrës. Ku pas një skenari për të nxjerrë në pritë viktimën plumbat e kallashnikov i morën jetën një të riu.

Viktima e parë do të ishte Ramzan Mataj 33 vjeç, vrasja e tij u bë mbrëmjen e 4 Janarit ndërsa pas njoftimit të banorëve të zonës Policia mundi ta gjejë atë të pajetë mëngjesin e datës 5 Janar.
E teksa për hetuesit ishin disa pista, ajo e vrasjes për shkak të marrëdhënieve intime rezultoi shkaku që dy autorët ekzekutuan Mataj.

Në pranga ranë vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasaj. Motiv të krimit ata deklaruan raportin intim që Mataj kishte krijuar me motrën e tyre, duke u bërë shkak që ti prishte asaj dy martesa të mëparshme.

Për të arritur qëllimin e këtij krimi ata përdoren rrjetin social Instagram duke hapur një adresë në emër të një vajze që nuk ekzistonte dhe e ftuan Mataj në një takim. Por toponimi i saktë i rrugës ku do kryhej takimi ka bërë që hetuesit të dyshonin dhe të bindeshin që autori apo autorët ishin të zonës dhe ku rezultoi se ata me viktimën i kishin shtëpitë vetëm 300 metra larg.

Ndërsa këto janë pamjet se si pas krimit, arma kallashnikov AK-47 ishte fshehur në oborrin e banesës të familjes Hasa ku u prangosën edhe dy vëllezërit. Ata janë lënë në qeli me akuzën e vrasjes kryer në bashkëpunim me paramendim dhe armëmbajtjes pa leje.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy