Anëtarësimi në BE/ Zyrtari i lartë Ukrainës: Në qershor presim të marrin statusin

Anëtarësimi në BE/ Zyrtari i lartë Ukrainës: Në qershor presim të marrin statusin

Ukraina ka plotësuar një pyetësor i cili do të shërbejë si pikënisje për Bashkimin Evropian për të vendosur mbi anëtarësimin e Kievit në union, tha Ihor Zhovkva, nënkryetari i zyrës së Presidentit Volodymyr Zelenskiy.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ia dorëzoi pyetësorin Zelensky-t gjatë vizitës së saj në Kiev më 8 prill, duke u zotuar për një fillim më të shpejtë të ofertës së Ukrainës për t'u bërë anëtare e BE-së pas pushtimit rus të vendit.

"Sot, mund të them se dokumenti është kompletuar nga pala ukrainase," i tha Zhovkva transmetuesit publik ukrainas të dielën në mbrëmje.

Ai shtoi se Komisioni Evropian do të duhet të nxjerrë një rekomandim mbi përputhjen e Ukrainës me kriteret e nevojshme të anëtarësimit.

“Ne presim që rekomandimi … të jetë pozitiv, dhe më pas topi do të jetë në anën e shteteve anëtare të BE-së.”

Zhovkva shtoi se Ukraina pret të marrë statusin e një vendi kandidat për anëtarësim në BE në qershor,  gjatë një takimi të planifikuar të takimit të Këshillit Evropian.

Këshilli Evropian do të takohet në datat 23-24 qershor.

“Më pas, do të na duhet të fillojmë bisedimet e pranimit. Dhe pasi t'i zhvillojmë ato bisedime, tashmë mund të flasim për anëtarësimin e plotë të Ukrainës në BE, "tha Zhovkva.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy