29-vjeçari me koronavirus i jep fund jetës, hidhet nga kati i tretë i spitalit, reagon spitali ‘Shefqet Ndroqi’ (VIDEO)

29-vjeçari me koronavirus i jep fund jetës, hidhet nga kati i tretë i spitalit, reagon spitali ‘Shefqet Ndroqi’ (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në spitalin "Shefqet Ndroqi", ku trajtohen personat e infektuar me COVID-19.

Një 29-vjeçar me inicialet XH.K është hedhur nga kati i tretë i këtij spitali, ku po kurohej për COVID-19.

29-vjeçari ka ndërruar jetë në vend, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

"Më datë 13.08.2020, rreth orës 04:30 të mëngjesit, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i një spitali shtetasi XH.K., 29 vjeç, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.", njofton policia.

Spitali “Shefqet Ndroqi” ka reaguar pas ngjarjes tragjike dhe iu ka shprehur ngushëllimet familjes së 29-vjeçarit me inicialet XH.K.

Sipas spitalit, i riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.

“I riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar. Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente. Stafi i spitalit universitar ‘Shefqet Ndroqi’ siguron qytetarët se do të vazhdojë të ofrojë me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbim shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë”, mbyllet njoftimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy