Spiropali: Pa u vetëpastruar PS nuk mund të bëhet marrëveshje për Shqipërinë e Re

Spiropali: Pa u vetëpastruar PS nuk mund të bëhet marrëveshje për Shqipërinë e Re

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, thotë se kusht për çdo marrëveshje të mundshme në këtë realitet të ri që kanë imponuar protestat e ditëve të fundit, është ndryshimi nga brenda i partisë që qeveris vendin. Në Facebook, ajo shkruan se pa pastruar veten, nuk mund të ndërtohet Shqipëria e re. 

 

Po, do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë.

 

Shqipërinë që duam të ndërtojmë, duhet ta bëjmë, dhe do ta bëjmë, më të hapur, më të drejtë, më meritokratike, më europiane.

 

Për ta arritur këtë, Partisë Socialiste i duhet të gjejë forcat, të mbledhë mendjen, të vetëpastrohet, të bëhet më dinamike, më demokratike, më kompakte, për të mbetur gjithmonë e re, gjithmonë e pastër, pa smërçe, pa ndryshqe, pa pehlivanllëqe.

 

Ta bëjmë Marëveshjen e Re të madhe, të thellë, të vërtetë, duke pasur parasysh, se po nuk lartësuam veten, nuk mund ta përmirësojmë vendin. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy