Ish-këshilltari i Ilir Metës Ralf Gjoni pas afro 3 orësh e gjysmë ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.
Në një prononcim për mediat ai bëri me dije se nuk ishte në SPAK si person në hetim.
“Për disa funksione mund të them, në cilësinë e të angazhuarit në angazhime dhe pozicione shtetërore. Jo si person nën hetim. Nuk ka ndonjë arsye për të më hetuar mua”, tha ai.
Ndër të tjera Gjoni mohoi që të jetë pjesë e dosjes hetimore të Ilir Metës.
“Jo nuk kam qenë pjesë e dosjes së tij sepse nuk kam qenë në kontakt me Metën në kohën e Presidencës”.



