Shitblerja e votës, Demiraj përgëzon aksionet e policisë (VIDEO)

Shitblerja e votës, Demiraj përgëzon aksionet e policisë (VIDEO)

Ministri teknik i brendshëm, Dritan Demiraj inkurajon Policinë e Shtetit që të kryejë detyrën ligjore me përgjegjësi dhe përkushtim për garantimin e kushteve të nevojshme për të pasur një proces zgjedhor të qetë dhe të sigurt. Ministri Demiraj përgëzon aksionet e Policisë në Shkodër dhe në Vlorë dhe kërkon nga Policia e Shtetit që të veprojnë në mënyrë më të vendosur ndaj personave të përfshirë në shit-blerje votash pa diskriminime partiake. Ai iu bën thirrje punonjësve të Policisë së Shtetit të qëndrojnë larg çdo veprimtarie të paligjshme zgjedhore gjatë ditës së zgjedhjeve. Monitorimi i veprimtarisë së tyre është dhe do të jetë i rreptë deri në përfundim të procesit. Për çdo shkelje të konstuar masat do të jenë të ashpra për këdo të përfshirë në veprimtari të paligjshme. Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të angazhohen për një proces zgjedhor të ndershëm dhe të barabartë duke qenë aktiv në denoncimin e shkeljeve ligjore që kanë të bëjnë me përfshirjen e policisë në procesin zgjedhor apo për raste të shitblerjes së votës, intimidimit apo kërcënimit të votuesve dhe veprimeve të tjera të paligjshme.

Numrat ku mund të denonconi

Ministria e Brendshme 0694137777 (me sms, WhatsApp, Viber)

 

Numri falas i Policisë së Shtetit 0800 0 129

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy