Tirana e ka mbyllur në avantazh të dyfishtë pjesën e parë ndaj Dinamos, në sfidën e vlefshme për javën e 28-të në Superiore.
Ndeshja nisi me Dinamon më kërkuese, por golin e gjeti Tirana.
Në minutën e 7-të, një aksion i rrjedhshëm nga bardheblutë, me Abazajn që asiston në zonë, aty ku Nikqi me kokë nuk fali dhe zhbllokoi sfidën.
Në minutën e 18-të, ishte Latifi që fitoi penallti, të cilën e ktheu vetë në gol.
Dinamo reagoi, duke rrezikuar në disa raste, por nuk ia doli të shënojë, të paktën një gol për të rihapur sfidën.



