Gazetari Xhevair Zhabina në MCN Live ka komentuar lidhur me projektligjin për lojërat e fatit i cili pritet të kalojë në parlament gjatë seancës së 8 shkurtit duke e konsideruar një lajm të mirë.
Ai tha se kjo industri nuk është ndaluar asnjëherë dhe gjatë këtyre 5 viteve, por me të vetmin ndryshim se nga legale kaluan në ilegale duke prodhuar dhe ngjarje kriminale. Sipas tij, të gjitha këto para luheshin në të zezë duke mos u arkëtuar asnjë tatim në buxhetin e shtetit.
Në fakt është veprimtari e cila ka vazhduar prej 5 vitesh nga 2018 deri sot, ato nuk janë ndaluar asnjëherë me të vetmin ndryshim se kjo industri gjendej në dorën e disa grupeve kriminale të shtrirë nga jugu në veri. Mendoj se lajmi i sotëm për votimin në parlament të ligjit për bastet sportive është një lajm i mirë madje skam përgjigje pse është zvarritur për 5 muaj sepse e gjithë përgjegjësia bie mbi politikën, çfarë ka ndodhur këto 6 muaj, sepse në dijeninë time këto baste janë luajtur në ilegalitet të plotë duke prodhuar dhe ngjarje kriminale në qarqe të tilla si Elbasan, Fier, Shkodër, Tiranë Durrës ka pasur ngjarje kriminale që janë të lidhura drejtpërdrejt me bastet sportive.
Në Cërrik pati një ngjarje kriminale me parapvijë tregun e basteve sportive por personat e dëmtuar nuk denoncuan në polici dhe u soll si një incident pasi ai funksiononte në paligjshmëri të plotë dhe nuk kishte se çfarë të denonconte. Një tjetër ngjarje e tillë ka ndodhur në Lushnje, por dhe në Tiranë, Durrës. Ata s’kanë çfarë të denoncojnë sepse të dyja palët janë në paligjshmëri, prandaj mendoj se ky lajm i sotëm është i mirë por mbetet për tu parë dhe sa do jetë numri i licencave dhe kush do i marrë.
Të gjitha këto para luheshin në të zezë duke mos u arkëtuar asnjë tatim në buxhetin e shtetit. Ishte e pamundur të tatonte shteti këta personazhe që kishin marrë në dorë këtë industri të basteve sportive pasi ishin në ilegalitet të plotë. Për fat të mirë nuk kishim pasoja në humbje jete, por ngjarje kriminale me prapavijë bastet sportive kishte plot.



