
Sekretari i degës 7 të PD, Shpëtim Qordja u shpreh për edicionin e lajmeve të MCN TV se asnjë forum i kësaj dege nuk është mbledhur për të bërë ndonjë deklaratë kundër Agron Shehajt.
Sipas tij, këto deklarata janë bërë nga dikush tjetër në emrin e tij pasi siç shpjegon ai faqja e degës 7 ka 4 adminë. Po ashtu ai bën të qartë se asnjë forum i kësaj dege nuk është mbledhur për të bërë deklarata të tilla.
Agron Shehaj, i cili mbulon zonën zgjedhore 5 dhe 7 në kryeqytet verifikoi dje firmat e delegatve që kanë kërkuar thirrjen e kuvendin të 11 dhjetorit.
Intervista:
Ka pasur mbledhje të kryesisë për deklaratën që është nxjerrë?
Qordja: Nuk ka pasur asnjë mbledhje. Faqja e degës 7 ka 4 adminë dhe nuk e di kush e ka publikuar.
Njoftim nga Shehaj keni marrë?
Qordja: Jo, vetëm dje më ka marrë në telefon dhe më ka pyetur nëse kam firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit dhe i kam thënë po.
Z. Qordja, mendoni se ata që shkojnë në këtë Kuvend, duhet të përjashtohen siç thotë kryetari I PD?
Qordja: PD po shkon nga humbja në humbje për këtë arsye.
I keni ngritur më parë këto shqetësime?
Qordja: Kam qenë nga të parët që i kam ngritur këto shqetësime që para zgjedhjeve.
Si ka qenë bashkëpunimi me Shehajn?
Qordja: Nuk kam shkuar mirë me Shehajn. Pjesa e parë e deklaratës është diçka që e kam shprehur unë. Ata i kan anashkaluar të gjitha dhe të gjitha i marrin sot dhe i publikojnë.
Kritikat qëndrojnë?
Qordja: Po qëndrojnë. Pjesa e parë po.
Keni frikë se do përjashtoheni?
Qordja: Jo nuk kam frikë dhe nuk mund të ndodhë sepse nuk mund të përjashtohen 5000 firmëtarë nga PD.
Z. Qordja, si perceptohet në bazë kjo përplasjes mes Bashës dhe Berishës?
Qordja: Në shumicë mendojnë se nga kjo PD do dalë më e fortë, parti fituese. Besoj që do ketë një proces zgjedhor.
Ju do jeni në Kuvendin e datës 11?
Qordja: Unë do shkoj në Kuvendin e datës 11 dhe për deklaratën e djeshme nuk di se kush e ka bërë dhe nuk kam pasur asnjë njoftim.



